Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. ka konfirmuar se edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.
Në një deklaratë për mediet Balluku bëri thirrje qytetarëve që t’i kthehen praktikës së shtatorit dhe tetorit, duke kursyer energji në mënyre që të mos vendoset fasha prej 800 kWh.
“Kemi pasur një muaj me prurje të rëndsishme përsa i përket kaskadës së drinit, duke nisur nga data 19 nëntor. Për të bërë një krahasim të situatës hidrologjike, unë do të referohesha sesi në muajin nëntor e kemi nisur me një nivel prej 267 metrash në basenin e Fierzës. Në fillim të dhjetorit kemi arritur një nivel prej 280 metrash në Fierzë, duke mirëadministruar edhe prodhimin e akumulimin e ujërave në të treja basenet.
Cdo institucion ka kursyer 20% në rang vendi. Do të kthehesha tek temperaturat e ulta. Sot konsumi ditor është 7800MG/H. Gjatë festave konsumi i energjisë do të rritet ndjeshëm, ky konsum duhet menaxhuar shumë mirë. Dy javët në vazhdim me këtë konsum të lartë, duhet të jenë të vështira. Kështu duhet t’i kthehemi dhe njëherë praktikës së muajit tetor dhe nënëtor, ku konsumi u menxhua shumë mirë. Unë dua të kërkoj të gjithë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, biznesi, që qeveria i ofron mburojën sociale energjitike,që të vazhdojmë të kusejmë për të mos aplikuar fashën 800kWH.
Fasha 800 kWh për përdorimet mbi këtë fashë, kanë qenë deri në 31 dhjetor dhe sigutisht ne preism në vazhdim ne presim prurje të reja në kaskadën e Drinit. Por kursimi është çelësi i sukesit tonë. Ne do të vazhdojmë gjatë janarit dhe shkurtit të fusim në prodhim dy anijet e stacionuara në triport. Duhen marrë masa që qeveria shqiptare të marrë masa, do të kërkojë bashkëpunimin tuaj.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post