Java e ardhshme e “Dance Albania” është plot surpriza. Një personazh shumë i dashur për publikun do të rikthehet në skenë për të dhuruar emocione të forta në kërcim. Bëhet fjalë për moderatoren Amarda Toska.
Ami do të kërcejë së bashku me partnerin e saj, Ermal Mamaqi, i cili është pjesë e jurisë së spektaklit. Këtë e zbuloi vetë Ermali mbrëmjen e sotme.
Ermal Mamaqi: Kujdes sepse partnerja ime është një nga ato që le të them ka kaq vite pa kërcyer (qesh). Nuk dua ta zbuloj.
Ermal Mamaqi: Është surprizë.
Labi: Shkronjën e parë të lutem?
Alketa Vejsiu: Po pse mos e thuash ti me kë do kërcesh që ta presi publiku me dëshirë të madhe atë moment?
Alketa Vejsiu: Ta thuash patjetër more. Thuaj që kemi një natë këtu që të gjithë personazhet vip, përfshirë dhe jurinë do të kërcejnë me njerëz të dashur të zemrës së tyre, të afërm, miq, familjarë. Dhe Ermali do vijë patjetër të kërcejë me…
Alketa Vejsiu: Kjo do të ndodhë këtu, në Dance Albania.
Diskutime rreth kësaj post