Marrëveshja për ardhjen e vaksinave të Pfizer, sot u kalua në plan të dytë, pasi vëmendjen më të madhe në Kuvend e mori sulmi fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
DEBATI:
Albana Vokshi: Po bëhet një presion ndaj mediave për të shitur mediat te qeveria. Ky model dhune nxitet nga Edi Rama. Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Në Kuvend opozita dhunohet në të drejtën e saj dhe kërkohet që ajo të asgjësohet. Në këtë klimë dhune politike edhe një grup i vogël deputetësh kërkojnë të rrëmbejnë simbolet e PD. Në këtë mjedis dhune qytetari i thjeshtë ndihet i pashpresë. Dhuna ka vetëm një emër. Ai është Edi Rama. Ai akuzohet për nxitjen e dhunës ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Në Shqipëri gjendja sa vjen dhe bëhet më e rëndë. Zgjidhja është të largojmë Edi Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna. Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat dhe ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Por i ka bërë llogaritë gabim. Asgjë nuk do jetë më si më parë.
Ogerta Manastirliu: Dilni aty dhe çirreni me gjuhë të fortish.
E para njëherë ju kërkoj të tërhiqni vëmendjen për atë lloj fjalori. Unë as nuk u çora, as…
Ju duhet të shikoni fjalorin tuaj
Albana Vokshi: Nuk u çorra dhe nuk përdora gjuhë të fortish.
Lerë të flasë
Shikoni fjalorin tuaj
Albana Vokshi: Ju jeni simboli i vjedhjes së parave të shqiptarëve për shëndetësinë, më vjen keq që simboli i korrupsionit të kësaj qeverie të kryeministrit është një grua.
‘Rithemelimi’ ishte mobilizuar i gjithi që të akuzonin kryeministrin Edi Rama si organizator, sipas së cilit synon gjunjëzimin e opozitës.
Diskutime rreth kësaj post