Ori Nebiaj dhe Petrit Doda kanë marrë sot zyrtarisht mandatin e deputetit. Ata do të hyjnë në Kuvend pas dy vendeve të lëna bosh nga Grida Duma dhe Alfred Rushaj.
“Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ori Nebijaj vjen nga një karrierë e gjatë në televizion, por paralelisht është angazhuar dhe në politikë. Është e paqartë nëse pas marrjes së mandatit ajo do të rreshtohet me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj apo me atë që drejton sot Sali Berisha.
Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës. Ai ishte i 32-ti në listën e Tiranës dhe mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post