Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës së tij në prezantimin e Projektit të Portit të ri të Durrësit, është shprehur se do të jetë porta me strategjike e Mesdheut.
Balluku po ashtu shtoi se është nënshkruar edhe marrëveshja për linjën hekurudhore Tiranë – Prishtinë.
“Ka qënë betejë e gjatë, na është dashur të kërkojmë të ndikojmë në vendimarrjen e BE. është një projekt që kemi nisur bashkëpunimin prej kohës, kemi nisur një marrëveshje prej kohësh. Të shohësh që kemi arritur të tërheqim vëmendjen e BE është arritje. Ne nënshkruam marrëveshje për linjën hekurudhore Tiranë-Prishtinë.
Do kthehet në një nga portat më strategjike të Mesdheut. Ndihemi krenarë që punojmë me kompani të këtij niveli, jemi gati të prezantojmë rezultatet e kësaj konsulence.
Do mbulojë nevojat e Shqipërisë, dhe të vendeve të tjera që do duan të operojnë përmes këtij porti. Synojmë investim me faza, modern që i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme. 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori. Ky investim ka marrë vëmendjen e shumë kompanive, këtu kemi zv kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Kosovës,” ka thënë ndër të tjera Balluku.
Diskutime rreth kësaj post