Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Bashkinë Dibër ku fitues me 1 votë diferencë ka dalë Ismail Uka.
Uka ka arritur të marrë 566 vota, ndërsa kandidati tjetër në këto primare, Besnik Alku ka marrë 565 vota.
Alku nuk e pranon rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.
Gjithashtu edhe në Fier ka përfunduar numërimi ku fitues ka dalë Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Në votim morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Vota në kuti ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme.
Ndërsa, në Librazhd fitues u shpall Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota. Vota në kuti ishin 659, nga të cilat 644 rezultuan të vlefshme dhe 15 të pavlefshme.
Numërimi i votave prfundoi dhe në Bashkinë Mirditë ku fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.
Diskutime rreth kësaj post