Këtë të diel, Partia Demokratike e Sali Berishës ka zhvilluar rivotim të 2 kandidatëve që rezultuan më të votuarit në primaret e së dielës së kaluar do të ketë në bashkitë Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat. Edhe në bashkinë e Fushë Arrëzit shkoi në balotazh, por gara është shtyrë për një datë tjetër. Nga ora 08:00 deri në 18:00 është zhvilluar procesi i votimit dhe më pas nisi numërimi i votave për kandidatët në 5 bashki. Kështu, në Fier fitues është Evdar Kodheli me 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota. Ndërkohë në Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme. Në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër, Arianit Leka mori 227 vota. Në Mirditë u shpall fitues Albert Mëlyshi me 528 vota ndërsa Aleksandër Lala mori 332 vota. Në Dibër fiton Ismail Uka me 566 vota ndërsa Besnik Alku mori 565 vota. Fituesit janë kandidatët zyrtar që do të marrin pjesë në garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Në kushtet kur tashmë ka gati kandidatët, Berisha ende nuk ka gati mënyrën sesi do të regjistrohet në zgjedhje, në kushtet kur me logon zyrtare Enkelejd Alibeaj do të regjistrojë, i ndarë nga ish kryeministri kandidatët e tij. Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen gjatë javës, duke zyrtarizuar kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin në Tiranë, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikulin në Sarandë.
Diskutime rreth kësaj post