Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjve përgjatë luginës, kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit, ku pasditen e sotme, kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave, për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.
Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik./Syri
Diskutime rreth kësaj post