Kryeministri Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se autoritetet vendase nuk do të tërhiqen nga situata në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se Presidenti serb ka shantazhuar me agersion ushtarak, teksa shton se edhe Kosova do të mbrohet me forcë.
Kurti thekson se çështja e targave është zgjidhur, ndërsa edhe zgjedhjet në veri janë shtyrë, ndaj Serbia nuk ka më asnjë justifikim për trazirat.
Kreu i qeverisë kosovare, thotë se vendi i tij nuk kërkon konflikt, por dialog dhe paqe.
Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, në Veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.
Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë, kanë shantazhuar edhe me agersion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë.
Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri.
Diskutime rreth kësaj post