Secili është ndër emrat më të dëgjuar në fushën e tij, prandaj edhe raporti i tyre nuse-vjehrrë, ka patur gjithmonë vëmendjen maksimale nga publiku.
Po flasim për Armina Mevlanin dhe Sali Berishën, ku në muajin shtator, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, mbajtën ceremoninë e tyre martesore e cila bëri bujë në media e rrjete sociale.
Në këtë ceremoni vërtetuam edhe njëherë deklaratat e Arminës, se gëzon një raport shumë të mirë me prindërit e bashkëshortit.
E ftuar së fundmi në “Më ler të flas”, Armina nuk i ka shpëtuar pyetjeve për doktorin.
E pyetur nëse ia bën kafen doktorit Armina ka thënë:
Armina: “Po”.
“Po, jo më larg se dje ja kam bërë kafen”, thotë ajo për vjehrrin.
Kujtojmë se me datë 6 dhjetor, në protestën e mbajtur nga vetë ai, Berisha u përball me incidentin që u bëkryefjalë e medias për disa ditë, por duket se nusja e mbanka me të mira.
Diskutime rreth kësaj post