Reshjet e dendura të shiut, kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Lezhës, përmbytje ka në Zejmen, Spiten e Balldren.
Në Bashkinë e Mirditës, është njoftuar hapja e digës së Qafmollës, pasi niveli i ujit në rezervuar ka arritur në nivele kritike.
Në Rrugën e Kombit ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.
Njoftimi:
“Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në këtë orë kemi patur rreth 60 mm reshje (Lezha 75 mm) Në Bashkinë Lezhë
Në Njësitë administrative Blinisht dhe Dajç nuk raportohen problem përmbytje, por kemi ndërprerje te furnizimit me energji.
Ne Nj.Ad. Zejmen ne keto momente eshte rritur shume dendesia e rreshjeve. Ne fushen e Treshit deri ne keto momente jane te permbytura rreth 50ha. Ne Spiten rreth 15 ha.
Jemi ne Zone dhe po ndjekim situaten bashke me drejtorin e bordit kullimit pasi gjithshka lidhet me kapacitetin e punes te hidrovorit Tale.
Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve.
Në Bashkinë Mirditë
Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A ne bashkine Mirdite nuk raportohen probleme.
Ka nderprerje te energjise elektrike ne Perlat.
Jemi njoftuar ne cel per hapjen e diges ne Qafmolle, pasi niveli ujit ne rezervuar ka arrit ne nivele kritike, por pa krijuar problem deri tani. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Në këtë bashki kemi problem përsa i perket rrugës së Kombit, ku ka rrëshqitje dherash dhe gurësh gati gjatë gjithë gjatesisë, por me problematike është në zonën e Repsit.
Në bashkinë Kurbin.
Gjate gjithe mbremjes se djeshme, dhe ne keto momente qe flasim, rreshjet e shiut vijojne te bien me intesitet te larte, ne gjithe territorin e Bashkise Kurbin. Sipas verifikimeve, kemi nje rritje te prurjeve ne gjithe perrenjte dhe KUL, te cilat ne rast se rreshjet vijojne me kete intesitet, mund te dalin nga shtrati. Kemi marre njoftime per prezence uji ne Lagjen Sanxhak. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Hidrovoret janë në gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Në kuotën kritike janë Hidrovori i Tales, Balldrenit, Drojës dhe Shllinzave.
Kemi rritje të prurjeve të lumenjëve. Kuota e lumit Drin është 1.6 m, nga 2.0 m që është kuota kritike.
AKTUALITET / 11 Dhjetor 2022, 10:05
Çahet diga e përroit në fshatin Hundëkuq të Gjirokastrës! Shkak reshjet e dendura të shiut“, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post