Reshjet e pandërprera dhe me intensitet të lartë, sjellin sërish përmbytje në zonën e Murqinës dhe Mallkuçit, ku gjate natës lumi Ishëm ka dal nga shtrati, duke përmbytur me dhjetëra hektar tokë bujqësore, ndërsa disa banesa në këto dy fshatra janë të rrethuara nga uji.
Gjithashtu, të mbushura me ujë janë dhe kanalet kulluese, duke bllokuar disa rruge të fshatrave.
Niveli i ujit në lumin Gjole, ka arritur në kuotata maksimale.
Situata mund të përkeqësohet nëse reshjet vijojnë me këtë intesitet.
Diskutime rreth kësaj post