Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Durrëë, ku po zhvillon takime me strukturat e kësaj partie, ku gjatë fjalës së tij Meta nuk ka kursyer sulmet ndaj qeverisë, duke thënë se asetet e Durrësit janë keqpërdorur në interes të disa personave që janë pasuruar.
Ai ndër të tjera tha se PL ka prioritet Durrësin, teksa u shpreh se ata do të ndalin shpopullimin të vendit.
“Durrësi e ndjen më mirë se kushdo situatën e padrejtë që ndodhet çdo qytetar. Ky qytet dhe ky qark, që normalisht duhet të ishte më i favorizuari, në fakt, është në një pozitë tjetër. Qyteti me mundësitë më të mëdha në vend, për shkak të portit tregtar, për shkak të mundësive të tjera logjistike, është jo vetëm pas Tiranës, por edhe pas Fierit, Gjirokastrës dhe qarqeve të tjera.
Nuk ka qenë prioritet zhvillimi i Durrësit në interes të qytetarëve të saj, por interesi ka qenë gjithmonë, përdorimi i Durrësit për të pasuruar ata që e keqpërdorin këtë qark. Durrësi, që me pozicionin gjeografik që ka, që duhet të ishte qendra e investimeve të huaja, për fat të keq është ndër rajonet me më pak investime të tilla.
Në Maqedoninë e Veriut, janë zona të lira industriale. Maqedonia vetëm një vit, i mjafton për të shlyer borxhin e saj me eksporte. Shqipërisë i duhen 13 vite për të shlyer borxhin e saj me eksporte. Një nga mënyrat që përdoret në Maqedoninë e Veriut për ta bërë atraksion për investitorët e huaj është që Maqedonia është 200 km larg portit të Durrësit.
Durrësi është prioritet i Partisë së Lirisë që të tërheqim investime direkte e indirekte, të rrisim eksportet dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm eksportues, të krijojmë vende të reja pune dhe t’i japim fund njëherë e përgjithmonë shpopullimit të vendit, të rrisim pagat mesatare në ven”, tha Meta ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post