Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka deklaruar se në vendin tonë do të ketë edhe persona të tjerë të shpallur “non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar, por që ende nuk janë bërë publike.
Kulluri u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania”, se SHBA-të nuk kanë asnjë problem me askënd, por problemin e kanë te krimi dhe korrupsioni.
“SHBA e kanë me korrupsionin, nuk kanë asnjë problem personal. Edhe ambasadori anglez na doli shumë i korruptuar. Që të jetë elita shqiptare kaq e ndershme që të akuzoj ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së për të korruptuar kjo është komedi.
Ju e dini që Mbretëria e Bashkuar ka një listë shumë më të gjatë se shpallja “Non Grata “ e Berishës. Në mos është marrë vendimi por nuk është bërë publike”, tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post