Nga: Luçiano Boçi
Të nderuar demokratë, themelues të Partise Demokratike, simpatizantë të familjes sonë politike e qytetarë!
Dhjetori është një muaj i bekuar për demokracinë shqiptare!
Teksa një vit më parë punonin që të demokratizonim Partinë Demokratike dhe të institucionalizonim votën, këtë të dielë përmes votës do t’i japim vlerë fitores tonë në betejën e afërt politike!
Kam pasur krenarinë më të madhe në jetën time, të kem qenë i votuar në beteja të njëpasnjëshme politike në Elbasan, brenda dhe jashtë partisë!
Këtë të dielë përmes procesit të PRIMAREVE, do të vendosim një gur themeli në politikën shqiptare.
Demokratët, anëtarët e partisë që kanë votuar më shumë se çdo forcë tjetër politike në Europë vitet e fundit, në kontrast të plotë me kundërshtarin tonë politik i cili ka harruar se çfarë është vota, zgjedhin këtë të dielë kandidatët e tyre që do të futen në betejën e 14 majit, për t’i kthyer qytetarëve pushtetin vendor!
Si nënkryetar i PD, i bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD të votojnë masivisht për kandidatët e primareve!
Zgjidhni mes emrave më të mirë personat që ju çojnë drejtë fitores dhe që do t’i prijnë betejës për të rikthyer bashkitë tek qytetarët!
Si kandidat i Primareve në Elbasan, ju bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe simpatizantëve, përtej çdo ndasie dhe qejfmbetjeje të votojnë për të treguar se bashkimi i PD nis nga baza, nis me votën e demokratëve, vjen si rezultat i vullnetit të tyre!
Gjithnjë i përulur me respekt para besimit tuaj!
Të gjithë, të bashkuar fitojmë!
Diskutime rreth kësaj post