Vendos sërish “Ruleta e penalltive”, me Argjentinën që triumfoi 4-3 ndaj Holandës nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 2-2, duke qenë kështu midis katër më të mirave të Botërorit të Katarit.
Portieri Martinez ishte heroi i argjentinasve, pasi priti dy penallti.
Në gjysmëfinale, skuadra e kapitenit Lionel Mesi do të gjejë Kroacinë, e cila nga ana e saj eliminoi Brazilin pas gjuajtjes së penalltive (4-2), pas koha e rregullt dhe shtesat përfunduan me rezultatin 1-1.
Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale: Marok-Portugali (16:00) dhe Francë-Angli (20:00).
NDESHJA
Në minutën e 35-të, Mesi jep një pasim perfekt për Molinën, me mbrojtësin që nuk gabon dhe çon topin në rrjetë, duke i dhënë avantanzhin Argjentinës dhe mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0 për formacionin “Albiçeleste”.
Holanda riti ritmin në fraksionin e dytë.
Penallti për Argjentinën në të 71’, Dumfris rrëzon Akunjën në zonë dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë.
Kapiteni Lionel Mesi nuk gabon, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Argjentinës, dhe njëkohësisht duke realizuar golin e tij të katërt në këtë Botëror.
Për “Pleshtin” bëhet fjalë për golin e dhjetë tij në Kupat e Botës, duke barazuar kështu Gabriel Batistutën, si realizuesit më të mirë të Argjentinës në kompeticonin më të rëndësishëm futbollistik në botë.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt triumfit të Argjentinës, erdhi dhe goli i parë i Holandës.
Në minutën e 83-të, pas një harkimi nga e djathta, Ueighorst me kokë dërgon sferën në rrjetë dhe shkurton diferencën në 2-1.
Gjyqtari spanjoll Antonio Mateu akordoi dhjetë minuta shtesë, dhe pikërisht në këtë periudhë vjen edhe mrekullia e “Tulipanëve”. Në 90+11’, Holanda ekzekutoi një goditje dënimi perfekte, me një skemë që nxjerr jashtë loje murin dhe Ueighorst shënon golin e barazimit.
2-2! E pabesueshme, për kohën që u arrit barazimi midis dy gjigantëve të futbollit botëror, duke e çuar ndeshjen në shtesa, të cilat nuk e ndryshuan rezultatin, teksa Fernandez goditi shtyllën pingule në minutën e 120-të, që i mohoi fitoren Argjentinës.
Nga seria e penalltive, fituese doli Argjentina: 4-3, me Lautaro Martinez që garantoi fitoren e argjentinasve, si gjuajtës i fundit.
SKEDA E NDESHJES
HOLANDË-ARGJENTINË 2-2
83′, 90’+11′ Ueighorst / 35′ Molina, 73′ (p) Mesi
PENALLTITË 3-4
HOLANDË: Van Dajk-, Berghuis-, Kupmainers+, Ueighorst+, L. De Jong+
ARGJENTINË: Mesi+, Paredes+, Montiel+, Fernandes-, L. Martinez+
Diskutime rreth kësaj post