Grupi i hakerave iranianë që kanë sulmuar sistemet qeveritare dhe ato policore muaj më parë, kanë publikuar këtë të premte një foto të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, të vënë në shënjestër.
Mbi fytyrën e diplomates së lartë amerikane është dhe një kryq me ngjyrë të kuqe. “Një iku, shumë të tjetër do shkojnë”, është mesazhi që shoqëron postimin e rrjetit të hakerave iranianë, siç shihet në foton e mëposhtme.
Ky mesazh i hakerave të grupit “Drejtësi për Atdheun” i referohet me gjasë lajmeve të raportuara dje nga mediat shqiptare, se vendi ynë ka nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yru Kim, pasi mandati i saj është drejt fundit.
Diskutime rreth kësaj post