Kryeministri Edi Rama tha se lufta në Ukrainë ka qenë një “pikë kthese” për sigurinë evropiane dhe perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pushtimi i Krimesë duhet të ishte një vijë e kuqe e pa negociueshme si për BE-në ashtu edhe për NATO-n, për të gjithë ne në Perëndim, por në vend të kësaj ne vazhduam të jetojmë me iluzionin se një shkelje kaq e madhe do të çonte vetëm në konflikte të ngrira të vazhdueshme, pa pasoja reale dhe të afërta për sigurinë perëndimore”, tha Rama në ceremoninë e hapjes së ngjarjes “TRT World Forum 2022”.
Rama theksoi se “këto iluzione u shpartalluan” kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Më tej, duke folur për rolin e Turqisë në arenën globale, Rama tha se Turqia është “kontribuues për sigurinë evropiane dhe globale nëpërmjet qasjes së saj fleksibël dhe pragmatike”, si dhe përmes përpjekjeve të saj për të zhvilluar partneritete të fuqishme dhe të dobishme.
“Turqia me të vërtetë ka shërbyer dhe mund të shërbejë siç po e dëshmojmë në ditët e sodit si ndërmjetëse e shumë mosmarrëveshjeve që lidhen me sigurinë tradicionale, si dhe me sfidat më të reja të sigurisë në fushën e fuqisë së furnizimeve ushqimore të migracionit”, tha Rama.
Për krizën e migracionit të shkaktuar nga lufta civile në Siri, kryeministri Rama tha se Turqia arriti ta kontrollojë këtë krizë e vetme.
“Pa (ish-kancelaren gjermane) Angela Merkel, nderi i Evropës nuk do të ishte shpëtuar. Ishte ajo që qëndroi për mirëpritjen e emigrantëve në Gjermani në atë krizë të madhe. Por pa presidentin Recep Tayyip Erdoğan, muret e Evropës nuk do të kishin qëndruar. Turqia është çelësi i stabilitetit të Evropës dhe nëse do të imagjinojmë për një moment, në anën tjetër, imagjinoni sa tmerrësisht bie Evropa pa e mbrojtur derën e saj të pasme, pikërisht nga Turqia”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post