“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses gjer tani dhe shpresoj që dhe të dielën që vjen i atyre balotazheve, shënon kurorëzimin e një procesi, festivali të vërtetë lirie. Nuk them të përsosur. Në PD e kanë nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë, ndaj kam mirënjohje të pakufishme ndaj organizatorëve, konkurrentëve, komisionerëve, që dhuruan këtë proces. Tani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët”.
Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, ndërsa ka folur se cili është skenari i opozitës ditët në vijim.
Ai ka thënë se do të vazhdojë me revolucion deri në mosbindje civile.
“Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do të bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situate është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post