Ish-kryetari dhe deputeti i PD, Lulzim Basha vijon prej ditësh takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të premte, Basha është takuar me presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, Derek Mitchell.
“Në takimin që zhvillova në Washington me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI, z. Derek Mitchell, diskutuam për rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike dhe fuqizimin e rolit të brezit të ri në jetën politike dhe në vendimmarrjen në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Bashës.
Diskutime rreth kësaj post