Në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm të cilët thuhen se do të jenë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.
Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar një tjetër personazh. Sipas “Bordo” Lei Kraja ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të njëjtat burime kanë shtuar se moderatorja sportive është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.
Ne na mbetet të presim edhe pak ditë për të zbuluar nëse Lei do të jetë vërtetë një nga konkurentet.
Po qarkullon lajmi se pjesë e shtëpisë së famshme do të bëhen moderatorja e njohur Kiara Tito dhe blogerja Jori Delli.
Dhe pse nuk ende një konfirmim zyrtar nga vajzat, “Kryefjala” ka zbuluar një emër tjetër. Mirëpo, këtë herë bëhet fjalë për një nga meshkujt e lojës, i cili thuhet se do të jetë koreografi Albi Nako.
Diskutime rreth kësaj post