“Sali Berisha mund të humbte jetën nga goditja”, kështu deklaroi eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në një studio televizive për goditjen me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu drejt ish-kryeministrit në protestën e 6 dhjetorit.
Më tej Softa u shpreh se agresori mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për shkak të akuzave që bën Berisha në daljet e tij publike. Po ashtu theksoi se policia duhet të punojë me strukturën politike për të shtuar masat e mbrojtjes në këto protesta. Ndërsa truprojat i konsideron të papërgatitur duke qenë se agresori arriti të hynte në mesin e protestuesve, të thyente sigurinë e të godiste me grusht në fytyrë Sali Berishën.
“Duhet të shkohet në 3 pista. E para mund të jetë politike, së dyti mund të jenë grupet e interesuara për të krijuar destabilitet pra veprime terroriste, së treti mund të jetë rast banal që kërkon të hetohet. Godasin në ditën më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk mund të jetë rastësore. Mund të kishte ndodhur më parë dhe për të krijuar inskenim, në botë godasin me vezë apo miell, por fakti i goditjes tregon agresion. Këdo që mund të godasësh në moshën e Berishës, mund të shkaktonte humbje jete. Goditja mund të ishte fatale. Faktorë janë mosha, goditje në kokë dhe Berisha ishte i papërgagtitur. Bodyguardë-t e Berishës ishin të papërgatitur për sulmin. Agresori mund të jetë përdorur nga grupe kriminale. Duhet të ketë element sigurie. Policia e ka për detyrë ruajtjen e rendit edhe nëse nuk është dakord organizuesi i protestës”, tha Softa.
Softa shtoi se këto episode dhune mund të ndodhin edhe në raste të tjera. Teksa e cilëson si ngjarjen më të rëndë ndaj një lideri që pas vrasjes së Azem Hajdarit, thekson shkalla e mbrojtjes duhet të jetë në nivel maksimal për shkak se opozita është e ekspozuar ndaj sulmeve.
“Nuk mund të them se ngjarje të tilla nuk do të ketë se po ndodhin edhe në vende të tjera të botës ku kanë demokraci më të avancuar. Të goditet lideri i opozitës dhe të mos mbrohet, është ngjarja më e rëndë ndaj një lideri pas vrasjes së Azem Hajdarit. Është goditur në një moment delikat kur ishte kartolina e BE. Shkalla e mbrojtjes duhet të jetë në një nivel maksimal. Persona të cilët kanë profil të lartë politik, janë më të ekspozuar në rrezikun e tyre ndaj masat e sigurisë duhet të jenë më të larta. Policia duhet të ketë masa shtesë dhe mendoj se ka ardhur koha që disa objekte si partitë politike të mbrohen”, tha Softa.
Diskutime rreth kësaj post