Mbyllet me sukses politik në Beograd sesioni i 60 i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Ekonomik të Detit të Zi.( PABSEC).
Një sesion me debate të nxehta për shkak se në të bëjnë pjesë si Ukraina ashtu edhe Rusia. Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Koçin u bë protagonisti kryesor për rrëzimin e aprovimit të mandateve të delegacionit rus në Asamble.
Me ndërhyrje të vendosura dhe të sakta u shmang çdo manovër për ti bërë dredha rregullores që kishin synim të arrihej vlefshmëria e mandateve të Rusisë, duke shpikur opsionin e votimit në bllok të të gjithë mandateve të delegatëve të rinj.
Votimi u krye në përputhje me rregulloren dhe asnjë mandat i ri i Rusisë nuk u aprovua. Në krah të Shqipërisë ishte aktiv edhe delegacioni rumun.
Në favor të Rusisë votuan Serbia, Armenia, Turqia. Në fjalën e tij zoti Koçi theksoi se “nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt por me luftë naziste të Rusisë ndaj Ukrainës. Ukraina po lufton për çlirim, ndërsa Rusia po kryen lufte pushtuese.
Çdo deputet i Rusisë është njëlloj përgjegjës për agresionin mbi Ukrainën.” Delegacioni rus u largua me nervozizëm nga sesioni. Ndërkohë amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan të gjitha në dokumentet e aprovuara në Asamble.
Megjithëse statuti i organizatës nuk parashikon përjashtimin si opsion, mos-aprovimi i mandateve ruse është de facto përjashtim. Delegacioni ukrainas i shprehu mirënjohje të veçantë Shqipërisë për këmbënguljen aktive të delegacionit për të materializuar në vendimmarrje vullnetin politik të organizatës.
Diskutime rreth kësaj post