Ndërsa gjithçka është ende në letër për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, shitja e apartamenteve në këtë zonë rezidenciale nis të enjten.
Në faqen zyrtare të Durrës Yacht Marina njoftohet se shitja e tyre do të fillojë zyrtarisht më datë 8 dhjetor. Por ndërkohë në zonën e portit nuk është hedhur asnjë tullë për ndërtimet e reja që po shiten.
Çmimet specifikohet në të do të fillojnë nga 110 mijë euro për sipërfaqet më të vogla. Apartamentet që do të ofrohen për blerësit në këtë zonë që pritet të transformohet janë me një, dy apo tre dhoma. Burime pranë Durrës Yacht Marina për shitjen e apartamenteve do të merren kryesisht çmimet e shitjes së apartamenteve në kryeqytet dhe variojnë nga 2000 euro për metër 2 deri në 3500 euro.
Të parat do ndërtohen dy ndërtesa me apartamente si dhe një hotel që do përfundojnë për dy vite e më pas i gjithë projekti për 5 vjet dhe që përmban 13 mijë apartamente.
Projekti për portin e Durrësit u miratua në parlament mes shumë kundërshtimesh nga opozita e cila e cilëson atë si aferën korruptive më të madhe të 30 viteve të fundit.
Projekti është rreth 2 miliardë euro një pjesë e së cilës do mblidhen nga shitja e apartamenteve. Shitja nis nesër edhe pse në terren nuk ka nisur asnjë punë konkrete ndërtimore ndërsa duhet shumë vite që të bëhet zhvendosja e portit dhe kalatave të mallrave drejt portit tjetër.
Nga projekti që po nis shitet përveç një faqe ueb dhe disa broshurave on line, ekziston vetëm kjo zyrë shitje e ndërtuar në Durrës.
Diskutime rreth kësaj post