Drejtori për Sigurinë në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, i ftuar në një lidhje Skype ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Zona Zero” në Top News, se ka informacione se agjentja e Shërbimit Sekret serb, Daniela Vuiçiç, ka kontakte me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Elezi i konfirmoi gazetarit Thimi Samarxhiu se ka informacione se agjentja serbe ka marrë pjesë në një takim biznesi, ku ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës duhet të dinë për një aktivitet të tillë. Meqë kanë heshtur lidhur me këtë i bie që kanë pranuar fajin.
Kjo është një çështje që prek direkt sigurinë kombëtare. Flitet edhe për një person të quajtur ‘Sasha’, që dyshohet se është një person kyç që merret me çështje operative të brendshme. Po ndajmë me publikun aq informacion sa na lejohet, kemi ndarë me publikun edhe e-mail-in dërguar zyrës së shtypit të zv/kryeministrit,” tha Elezi.
Diskutime rreth kësaj post