Ekspertët e integrimit europian janë shprehur në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri në lidhje me projektet e ardhshme energjetike që priten të zbatohen në Shqipëri.
Për ekspertët, falë dhe Samitit të djeshëm, ka një rritje të ndjeshme të fondeve të BE të alokuara për Shqipërinë ndërkohë që Serbia ka një ulje megjithëse jo domethënëse.
Fondet më të rëndësisshme janë ato që kanë të bëjnë me projektet energjetike.
‘Për energjinë, BE në deklaratën e miratuar në Samit thotë që BE do të ndihmojë me fonde blerjen e gazit për vendet e rajonit, pra gazi nuk vjen më nga linjat ruse por nga vendet e Gjirit Persik ose nga SHBA’ tha eksperti Ilir Aliaj.
‘Uroj shumë që Shqipëria ti marrë këto fonde dhe ti zbatojë këto projekte, një nga fondet është ai që do të zhvillohet në rajonin e Semanit ku pritet të nisë lidhja e gazsjellësit TAP me termocentralin e Vlorës, e cila do ta rriste shumë kapacitetin energjetik të Shqipërisë. Por kam dyshimet e mija e marrjes së fondeve dhe zbatimit të projekteve në Shqipëri’ u shpreh Aliaj.
Diskutime rreth kësaj post