Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas pro testës së mbajtur në 6 dhjetor, ku ka shprehur mirënjohje pa kufij për të gjithë pjesëmarrësit.
Berisha krahas disa fotove më pikante nga pro testa, ka shkëputur dhe një pjesë të mesazhit me të cilin ai iu drejtua qytetarëve dhe liderëve të BE gjatë fjalës së tij.
“Mirënjohjet më të pakufijshme!
Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ky samit është një mundësi që shqiptarëve t’ju dëgjohet zëri.
Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do të donim të ishim.
Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, mediave, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare.” #sb”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post