Këtë të mërkurë vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen:
në zona malore 0 deri 9°C
në zona e ulëta 2 deri 17°C
në zona bregdetare 7 deri 17°C
Diskutime rreth kësaj post