Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se ende nuk mund të dalim në konkluzione nëse dhunuesi kishte lidhje me qeverinë, apo ishte thjesht veprim si rezultat i çrregullimeve të tij.
“Në tre javë ne mbarsëm dorën që shkoi dhe goditi sot mbi Berishën”, u shpreh ai.
Bushati tha se përforcimi i idesë se Berisha me protestën e opozitës po sillte luftën e tretë botërore solli në një incident që edhe sikur të mos jetë paguar nga Ardi Veliu është fryrë nga mazhoranca.
Diskutime rreth kësaj post