Ish-presidenti Bamir Topi, dënoi sulmn i 31-vjeçarit ndaj Sali Berishës, duke thënë se ishte një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Ai është shprehur në një intervistë për “News24” se në lidhje me ngjarjen, duhet një hetim i hollësishëm nga institucionet përkatëse.
Ndër të tjera politikani u shpreh se agresori mund të jetë edhe një njeri i shërbimeve të huaja, pasi sipas tij, Tirana përbën një terren të përshtatshëm për shërbimet e huaja jo partnere.
“Një variant është ai që qarkullon, një variant thotë që është një njeri i futur. Është një njeri që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe njeri i shërbimeve. E kam thënë dhe herë tjetër, nuk ka terren më të përshtatshëm se sa Tirana për shërbimet e huaja, jo partnere. Në këtë terren kaq liberal mos u habisni. Në momentin kur zhvillohet një samit kaq i rëndësishëm, dhe nga ana tjetër dhunohet lideri historik i Partisë Demokratike, kjo kërkon një skaner të fortë hetimi”, tha Bamir Topi.
Diskutime rreth kësaj post