Disa shpërthime janë dëgjuar në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zubin Potokut dhe në Mitrovicën e Veriut.
Nga pamjet e publikuara nga T7, shihet se objekti ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut po punonte është djegur tërësisht. Pas shpërthimeve, forca të shtuara të Policisë u vendosën mbi urën e Ibrit.
Incidente ka pasur edhe në Zubin Potok. Sipas “KoSSev”, në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, disa qytetarë serbë janë mbledhur para objektit të komunës dhe kanë penguar disa zyrtarë të komisioneve komunale zgjedhore që të futen brenda objektit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post