Ka përfunduar numërimi i votave për primaret e PD në Bashkinë e Durrësit. Igli Cara është zyrtarisht kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Durrësit. Pas numërimit të votave Igli Cara ka marrë 1398 vota, kundrejt 299 votave që ka marrë kandidati tjetër Armand Dervishi.
Edhe Luçiano Boçi ka fituar Primaret dhe do të garojë për bashkinë e Elbasanit. Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 2183 anëtarë dhe simpatizantë të PD. 2168 persona kanë votuar pro Boçit, 7 kundër dhe 8 vota kanë dalë të pavlefshme. Boçi i cili garonte i vetëm, më herët ka deklaruar se ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt. Me fitimin e Primareve, Boçi pritet të lërë mandatin e deputetit, mandat të cilin e merr Qani Xhafa.
Në Skrapar kanë votuar 156 nga 228 demokratë në total. 156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm, Eugen Mustafallari.
Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Leonard Rakipaj i cili ishte në garë me dy kandidatë të tjerë, ka fituar 270 nga 500 vota. Në Selenicë kanë votuar në total 350 anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Leonard Rakipaj ka fituar 270 vota, Jani Dapaj 70 dhe Dhurata Mecorapaj 10 vota.
Në Vaun e Dejës, Zef Hila ka fituar me 734 vota. Ndërsa Kolë Shaban ka arritur të marrë 117 vota.
Në Dimal kanë votuar 276 nga 584 simpatizantë në total. Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.
Në Krujë fitues ka dalë Ndriçim Babasi me 168 vota. Aqif Mesi ka marrë 2 vota, Imer Merlika 4 vota, Genc Laçi 3 vota, Gëzim Hoxha 5 vota, Agim Kodra 25 vota, Agron Laka 93 vota, Arjan Vogli 133 vota dhe Andi Gjoka 147 vota.
Në Ersekë fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.
Në Tepelenë Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
Në Shkodër Bardh Spahia ka marrë 1386 vota pro, ndërsa 6 vota kundër, 4 të pavlefshme. Ai nuk kishte rival në garë.
Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.
Në Bulqizë kanë votuar gjithsej 750 simpatizantë. Defrim Fiku ka marrë 453 vota, Fatos Hoxha 280 dhe të pavlefshme 11 fletë votimi.
Në Shijak mbyllet numërimi. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.
Në Berat kanë votuar 642 nga 3270 në total simpatizantë. 527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili, 32 vota kandidati Sazan Guri, 80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.
Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota. Përballë tij ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota. një fletë votimi u shpall e pavlefshme.
Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues. Kandidati i vetëm Adil Xhefili ka marrë 282 vota. Asnjë fletë votimi nuk rezultoi e pavlefshme.
Në Pogradec, Oligert Muçllari ka dalë fitues me 289, ndërsa 291 vota ka arritur të marrë Zini Tollozhina. 5 vota te pavlefshme.
Në Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino.
Në Konispol fitues ka dalë Fatmir Shero. Ai ka arritur të marrë 137 vota kundrejt 41 votave të Aleksander Lokoshit.
Në Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota. Vojsava Bregu ka marrë 156 vota dhe 18 vota Xhensila Kapo.
Në Delvinë Ilir Mehmeti ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.
Në Roskovec fitues ka dalë Nerdit Hazizaj me 204 vota. Ndërkohë Dhurata Malka ka marrë 50 vota, Nazar Plaka 102. Gjithsej kanë votuar 354 persoa.
Në Kurbin Behar Haxhiu shpallet fitues që në raundin e parë.
Në Klos kanë votuar 1350 persona. Bedri Hoxha ka marrë 758 vota duke u shpallur fitues. Basir Çupa ka marrë 528 vota dhe Veri Kuka 6.
Në Maliq kanë votuar 1236 persona. fitues është shpallur Alfret Gega me 920 kundrejt Alfret Berberit që arriti të merrte 315 vota.
Në Korçë Ledina Alolli është shpallur fituese me 619. Gjergji Gjata ka marrë 426, ndërsa Entela Dvorani 47. Te pavlefshme 16 vota.
Në Librazhd fitues ka dalë Shefki Çota me 309 vota. Arianit Leka ka marrë 149 vota, Shaqir Kuka 55 vota, Mereme Zeneli 59 vota, Ndriçim Lila 45 vota dhe Agron Mekshi 23.
Në Belsh ka fituar Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër.
Në Cërrik fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela ka marrë 107 vota.
Në Vlorë Hysni Sharra ka dalë fitues me 549 vota. Nada Daullja ka marrë 250 vota, ndërsa Alta Haluci 231 vota. Kanë votuar 1040 anëtarë, 10 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në Përrenjas kanë votuar 217 persona. Suzana Topi është shpallur fituese me 150 vota ndërsa Medi Leka ka marrë 60 vota. 7 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Diskutime rreth kësaj post