Pse Babagjyshi i ka rrobat e kuqe?
Në prag të festave të fundvitit, tabloidi britanik “The Telegraph” ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja e Babadimrit, dhe përse ai është ikona e Krishtlindjeve.
Ngjarja fillon me Shën Nikollasin, një ipeshkëv që jetonte në Myra, Azinë e Vogël, që sot njihet si Turqi, në shekullin e katërt. Ai kishte reputacionin që dhuronte për të varfrit dhe ishte shumë i mirë me fëmijët.
Legjenda thotë se Shën Nikollasi përmes oxhakut i kishte lëshuar një të varfëri, i cili nuk mund të paguante pajën e vajzës së tij, një thes me ari. Ndërsa më vonë e kishte bërë të njëjtën gjë edhe për vajzën e dytë të tij.
Njeriu i varfër kishte arritur të kuptonte se kush e ka bërë një gjë të tillë, kurse Shën Nikollasi i kishte kërkuar atij që të mos e bënte të ditur identitetin. Mirëpo fjala u përhap, dhe gjithkush që pranonte dhurata mendonin se ishte Shën Nikollasi që e bënte këtë, transmeton Koha.net.
Në disa vende të Evropës, 6 dhjetori shënohet si dita e Shën Nikollasit, ndërsa më vonë kjo festë është lidhur edhe më 25 dhjetorin, Ditën e Kërshëndellave.
Ndërsa përse Babadimri i mban rrobat e kuqe, “The Telegraph” shkruan se kjo ka ardhur si pasojë e fushatës së madhe reklamuese nga Coca-Cola, që e paraqet Atin e Krishtlindjeve me rroba të kuqe dhe të bardha, që janë ngjyrat e buta të pijes.
Në fakt edhe ngjyra e kuqe dhe e bardhë rrjedh po ashtu nga Shën Nikollasi. Me kalimin e kohës, rrobat e kuqe dhe të bardha ipeshkvnore u zëvendësuan me një kostum lesh-shkurtuar. Historianët thonë se ngjyrat e rrobave ipeshkvnore kanë pasur ngjyra të ndryshme, por e kuqja lidhet me Atin e Krishtlindjeve gjatë shekullit të 19-të.
Shën Nikollasi nga historia vjen në forma të ndryshme: i hollë, intelektual, madje edhe frikësues. Ishte fushata reklamuese e Coca-Colas që krijoi imazhin e babadimrit, me mjekër të gjatë të bardhë, dhe me bark të madh që sot është shumë familjar për ne.
Diskutime rreth kësaj post