Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një prononcim për mediat nga Lezha, është shprehur se një masë e madhe njerëzish, demokratë e simpatizantë të PD dhe opozitës janë derdhur lum në qendrat e votimit.
Balliu thotë se; “kandidatët e dalë nga votat e qytetarëve do të përballen me kandidatët e pazareve”.
Balliu: “Siç po e shikoni vetë këtu është një masë e madhe njerëzish, demokratë e simpatizantët e PD dhe opozitës kanë ardhur dhe janë derdhur lumë në qendrat e votimit. Procesi bëhet për herë të parë dhe ka vështirësitë e veta. Jam i sigurtë që së bashku me të gjithë anëtarët dhe strukturat që po merren me këtë proces do t’ja dalin me sukses. Ajo që ka rëndësi është që tashmë vota vendos kandidatët dhe jo pazaret. Nuk ka më kandidatura me pazare por ka kandidatura me votë. Kandidatët e dalë nga votat e qytetarëve do të përballen me kandidatët e pazareve“, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post