Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar kufirin e çmimit të vendosur nga aleatët e tij perëndimorë për eksportet e naftës ruse, duke e quajtur atë “të dobët”.
Kufiri, i miratuar të premten, synon të ndalojë vendet që paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi naftë ruse, të papërpunuar.
Rusia thotë se nuk do të pranojë një kufi mbi çmimet për eksportet e saj të naftës.
Masa, që do të hyjë në fuqi të hënën, intensifikon presionin perëndimor ndaj Rusisë për pushtimin.
Por Zelensky e quajti kufirin e çmimeve “një pozicion të dobët” dhe jo mjaft “serioz” për të dëmtuar ekonominë ruse.
“Rusia tashmë ka shkaktuar humbje të mëdha në të gjitha vendet e botës duke destabilizuar qëllimisht tregun e energjisë”, tha ai në fjalimin e tij të natës.
Është “vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post