Pak javë pasi publikoi një foto me Robert Ndrenikën, përmes së cilës shprehej se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi, ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet.
Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim duke shkruar: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.
Aktorët Eni Jani dhe Alfred Trebicka, shfaqen të lumtur krah Derhemit.
Kujtojmë që pak javë më parë, Derhemi, i cili luajti rolin e Florit, publikoi një foto me Robert Ndrenikën, teksa shkroi: ““Sot e deklaroj rifillimin e serialit…”Njerëz dhe fate”…Është gati…”, duke krijuar entuziazëm për fansat.
“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.
Në epiqendrën e kësaj telenovele, është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.
Diskutime rreth kësaj post