Xherdan Shaqiri realizoi ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupit, ndaj një kundërshtari që e ka kthyer në të preferuar.
Jo vetëm kaq, pasi tani Shaqiri është i pari dhe i vetmi lojtar (momentalisht) i Zvicrës që ka shënuar radhazi në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës.
Në Brazil 2014, Xherdani shënoi 3 gola ndaj Hondurasit. Në Rusi 2018 dhe Katar 2022 ka shënuar ndaj Serbisë.
Misioni i radhës do të jetë Portugalia, aty ku Shaqiri do të kërkojë golin e parë në fazën me eliminim direkt dhe pse jo edhe kualifikimin.
Diskutime rreth kësaj post