Një hacker shqiptar vetëm 20-vjeç, në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tha se ai futet në faqet e bizneseve apo ato shtetërore për të testuar sigurinë tyre.
I riu u shpreh se shumica e bizneseve dhe faqeve zyrtare në vendin tonë, kanë siguri shumë të dobët.
“Nëse unë dua me mbyll një Instagram i ndryshoja të dhënat dhe ia bëja të dhënat si ‘viktima’ që doja me ia mbyll. Janë disa programe të specifikuara që ti i vë numrin tënd të telefonit dhe ajo gjeneron 1 mijë numra dhe ti teston programi automatik se cili nga 1 mijë numra janë përdorues të whatsapp, që përdoren në biznese. Në vitin 2019 janë vjedhur numra nga Faceboook të cilat ndodhen në dark web dhe aty mund t’i gjesh dhe shumë pak persona mund të futen. Kemi sulmuar disa sisteme website, duke i çuar në down, këtë e bëjmë për të testuar sigurinë e një biznesi. I sulmon për mirë dhe i thua ke këtë gjë mangut dhe siguria jote nuk bën, ne blejmë karta krediti që janë në dark ]web nga persona realë të cilët janë mashtruar. Disa faqe shtetërore si Ministria e Arsimit është sulmuar gjatë kohës së provimeve. Sulmi më i rëndë ka qenë i iby dhe Amazon, ne bënim blerje dhe ia kalonim faqeve, janë disa që e kanë sigurinë shumë të ulët. Benefiti im është për të shtuar sigurinë e kompanive, edhe të shtetit shqiptar. Dua të testoj se çfarë shteti jemi, kemi siguri shumë të dobët. Janë mashtruar nga file nga aplikacione që kanë hapur. Hackerat krijojnë një bote net që e kthejnë si të duan”, tha hackeri.
Kujtojmë se vendi ynë që prej muajit maj ka qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike, kryesisht ata iranianë, të cilët kanë publikuar të dhëna sensistive të qytetarëve shqiptarë.
Diskutime rreth kësaj post