Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit, zyrtari i lartë i BE i ka thënë Vuçiç se Serbia duhet të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.
Komisioneri i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kun dër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia ende nuk i ka mbështetur.
“Jemi në një udhëkryq kr itik. Procesi i zgjerimit po tërheq vëmendje, por po shohim dest abilitet të madh gjeopolitik në kontinentin tonë. Kjo është arsyeja përse zhvillojmë një samit javën e ardhshme në Tiranë, ku liderët do të shkojnë për të diskutuar çështjet e rajonit. Nevojitet gjithashtu që Serbia të jetë në tryezën e Tiranës. Lideri i Serbisë duhet të vijë.”, mësohet të ketë thënë Varhelyi.
Ndërkohë ditën e sotme presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet të martën në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorë hequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.
Ai e aku zoi Kurtin për terr or ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vijim.
Diskutime rreth kësaj post