Kreu i Partisë Demokratikë Sali Berisha me anë të një video të postuar në rrjetet sociale ka folur në lidhje me procesin e Primareve brenda PD-së teksa ka thënë se ky është evenimenti më i madh pas themelimit të kësaj force politike deri më sot.
Berisha u ka bërë thirrje demokrateve dhe simpatizantëve të partisë që të zhvillojnë një proces dinjitoz teksa ka thënë më tej se pjesëmarrja e gjithsecilit në këtë proces është një kontribut i veçantë.
Mirëdita dhe përshëndetje demokrate dhe demokratë, simpantizante dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Dy ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh pas themelimit të partisë Demokratike deri sot, votimi për kandidatët, për qytetarët e parë të bashkive të vendit të cilët garuan gjatë kësaj periudhe dhe presin me pa durim votën tuaj, besimin tuaj, pjesëmarrjen tuaj, në procesin zgjedhor të datës 4 dhjetor dhe që zhvillohet në mbarë vendin.
Duke ju falënderuar me shumë mirënjohje, anëtareve dhe anëtarëve, simpatizantëve dhe simpatizantëve, të gjithë kandidatëve që morën pjesë në garë, drejtuesve të partisë, grupseksioneve dhe seksioneve, u bëj thirrjen më miqësore, të bëni gjithçka për një proces dinjitoz që ju jep ju, Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare shumë nder, që zgjeron dhe konsolidon liritë tuaja, për votimin në primare më datën 4 dhjetor.
Pjesëmarrja juaj është një kontribut i veccantë. Unë e di që keni bërë shumë punë por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni.
Kam besim të madh se do ta shndërrojmë këtë ditë të një rëndësie historike jo vetëm për PD por për Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post