Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.
Mësohet se dy kryeministrat kanë rënë dakort për nevojën për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar emigracionin e palijgshëm dhe krimin e organizuar.
Gjithashtu, të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
“Të dy liderët ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar,” tha zëdhënësi i kryeministrit britanik pas telefonatës së Sunak dhe Ramës.
“Ata diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar”, shtoi më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post