Kroacia dhe Belgjika u ndanë në barazimin pa gola dhe Lukaku është në qendër të vëmendjes pasi në pjesën e dytë kur ai u aktivizua, humbi tre raste konkrete, duke goditur edhe një herë shtyllën.
Ky barazim dhemb për belgët pasi ata nuk mundën të kualifikoheshin në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Sulmuesi i Interit e ndjeu peshën e madhe të rasteve të humbura dhe theu me grusht një nga stolët dhe më pas filloi të shpërthente në lot në krahët e sulmuesit legjendar dhe pjesë e stafit të Belgjikës, Henry.
Diskutime rreth kësaj post