Deputetët e maxhorancës në komision ekonomie kanë kritikuar ministrinë e financave për vonesat në përgatitjen e draftit për rikthimin e basteve sportive.
Deputeti Erjon Braçe deklaroi se nuk mund të diskutohet ligji tatimit mbi të ardhurat kur nuk ka një dokument konkret.
Brace u pozicionua kundër rikthimit të basteve sportive në janar.
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se tashmë projektligji është në përfundim.
Në buxhet parashikohet edhe efekti financiar nga bastet sportive në bazë të cilit vlerësohet të arkëtohen 2 miliardë lek. Po ashtu në buxhet është parashikuar edhe që prodhuesit të tatohen me tarifën 33 % dhe të ardhurat e pritshme në buxhet vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë.
Diskutime rreth kësaj post