Pamjet që shihni tregojnë momentin kur fadroma e IKMT-së ndërhyn në aksionin e paligjshëm në Prestige Resort. Fadroma ka nisur të shembë restorantin e hotelit, pasi policia zbarkoi në mënyrë të beftë në resort, pa asnjë njoftim zyrtar.
Ndonëse ky resort është me leje që daton në vitin 2016, kjo gjë nuk vlen për qeverinë, e cila ka urdhëruar të gjitha institucionet që të jenë në Prestige Resort në Golem.
Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb se prej disa minutash ka nisur prishja e ‘Presitge Resort’. “Punonjësit e IKMT që prej orës 07:00 shoqëruar nga FNSH dhe punonjës policie, RENEA dhe Forcat e Xhenieri dhe OSSHE që kanë bërë edhe ndërprerjen e energjisë. Por nuk ka asnjë lloj informacioni për këtë ardhje dhe për këtë prishje që po zhvillohet. Vetë Dallëndyshe Bici ka dhënë lejen zhvillimore për kompleksin turistik dhe vetë ajo firmos, dhe sot sjell IKMT për të shembur një nga resortet më të mira të bregdetit shqiptar. Tani po prishet ajo zona që njihet si restoranti i Prestige Resort. Fadromat janë duke goditur të gjithë pjesën ballore.”, tha gazetari.
Video:
Diskutime rreth kësaj post