Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi dje kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se është personazh i korrupsionit. Teksa po fliste për koalicionin Meta – Berisha, Koçi theksoi dje në një interviste televizive se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën.
“Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternative për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa. Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme. Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”. Aq më tepër e thellon koalicioni me një personazh të korrupsionit siç është Ilir Meta”, deklaroi ai. Ndërkohë, i pyetur se përse Partia Socialiste e zgjodhi Ilir Metën president kur është personazh i korrupsionit, deputeti deklaroi se ishin “të detyruar” në mënyrë që presidentin të mos e zgjidhte Sali Berisha. Po ashtu, zoti Petro Koçi theksoi se kreu i PL, Ilir Meta synon të marrë frenat e kreut të opozitës, duke nxjerrë jashtë loje Sali Berishën. Më herët, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, teksa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të këtij të fundit për të protestuar më 6 dhjetor. “Dreqëndëbark! Nuk kisha besuar aq shumë në shërbimet agjenturore të kryepolitikanëve. Por sot e besoj. Armiqtë e Shqipërisë janë tërbuar me vendsamitin e BE-BP në Tiranë. Dhe e gjetën veglën e tyre si ta komprometojnë! Sali Karaxhic Berishën! Do protestojë në shenjë mikpritjeje!? E imagjinoni dot? Këtij njeriu i ka hi dreqi ne bark! Kundër Shqipërisë! Në 6 Dhjetor, tradhtari Sali Karaxhiç Berisha kundër Shqipërisë! Edhe Esat Pashe Toptani të ka zili o Sali! Ptu! Ta kam falur 1000 herë qethjen e kokës! Por këtë s’ta fal kurrë! Tradhtar”, shkruan Koçi.
Diskutime rreth kësaj post