Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj thotë se një prej shkaqeve kryesore të largimit masiv të shqiptarëve jashtë shtetit janë pagat e ulëta.
Shehaj tha se shqiptarët kanë pagat më të ulëta, e megjithatë paguajnë më shtrenjtë se italianët apo edhe amerikanët.
Në emisionin “Open”, Shehaj tregoi edhe histroinë e një 26-vjeçareje shqiptare që la punën në Tatime, për të punuar si pastruese në Londër.
“Filloi punë në tatime, se më mbushen edhe sytë me lot, sot punon pastruese, babysitter në Londër. Vetëm për qiranë, ajo nuk iku me gomone, iku me kamion. E tmerrshme, vajzë e shkëlqyer 26-vjeçare. Rinia po ikën. Kush vjen pas thonë, ç’më intereson mua kush vjen pas. Ti zotëri, qoftë i majtë, i djathtë, je aty për të qeverisur. Pagat janë beter, ne paguajmë më shtrenjtë se ai në Itali dhe se ai në Amerikë. Thelbësore janë arsimi dhe shëndetësia, shiko sa lekë janë hedhur atje. Ti shkon te privati”, u shpreh Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post