Rudina Hajdari ka deklaruar se po shërben si kanal komunikimi me Ambasadën Amerikane dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës.
E ftuar në emisionin “Now”, ish–deputetja e djathtë deklaroi për herë të parë se po shërben si urë komunikimi me amerikanët.
Hajdari tha se është i vetmi kanal zyrtar mes PD-së së Berishës dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Kujtojmë se Sali Berisha u shpall “non-grata” dhe u sanksionua nga Departamenti i Shtetit në SHBA, me akuzat e korrupsionit masiv dhe ndikimit në drejtësi gjatë qeverisjes së tij. Berishës, gruas dhe fëmijëve i është ndaluar hyrja në SHBA.
Të njëjtën masë ndaj Berishës ka ndërmarrë edhe Britania e Madhe.
“Nuk është e vërtetë që SHBA dhe Britania nuk ka relacione me PD. Problemi që ato kanë është personale me Berishën. Të garantoj që PD ka kanale zyrtare me Ambasadën Amerikane. Unë mund të jem një nga ato. Komunikoj me Ambasadën Amerikanë. Patjetër që ka kanale zyrtare dhe ne kemi komunikim me ta. SHBA dhe Britania janë të qartë përsa i përket “non gratës’ me Berishën dhe nga ana tjetër ne jemi të qartë sa i përket ‘non gratës’ me Berishën.
Ne jemi të qartë përsa i përket votës së lirë dhe votës së lirë dhe vullnetit të demokratëve. Ne kemi rregulla dhe status. Ne sot po mbajmë mbi shpinë gabimet e opozitës me lënien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. PD nuk mund të bëhet kurrë anti-përndimore dhe këtë e dimë fare qartë.
Ne nuk po i tregojmë vendeve të BE se cilat janë pasojat e keqqeverisjes. Ne po themi se cilat janë pasojat jo se kush është Edi Rama. Shqipëria dhe shqiptarët janë më të rëndësishëm jo Edi Rama”, tha Hajdari në “Euronews”
Diskutime rreth kësaj post