Nënkryetari i PD thotë se opozita e kishte vendosur datën për protestën e radhës para se të njoftohej Samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, në Tiranë. Sipas Luçiano Boçit, më 6 dhjetor Samiti mund të zhvillohet në vend tjetër, jo pranë Kryeministrisë ku është njoftuar protesta.
“Nëse PD e përcaktoi vendin e protestës, s’ka pse vendi i organizimit të Samitit të afrohet. Qeveria i ka të gjitha mundësitë. Ka vende, Shqipëria nuk ka vetëm Pallatin e Kongreseve. Pse Samitet vetëm në Pallatin e Kongreseve bëhen? Ka dhe Pallatin e Brigadave”, tha Boçi në emision “Open”.
Pjesë nga fjala e nënkryetarit të PD:
“Në momentin që ne kemi kërkuar të bëjmë tubimin para Kryeministrisë, nuk ka pasur një vendim për Samitin. Largësia e vendit të Samitit, Pallati i Kongreseve, të gjitha protestat e PD kanë dëshmuar se janë paqësore. Meqë janë të tilla, duhet të zhvillohen aty ku qytetari kërkon të shprehë të drejtën e vetë.
Në të gjitha rastet e samiteve ndërkombëtare, protesta zhvillohet afër samiteve, në mënyrë që shoqëria civile të ndikojë në punimet. Sepse protesta ka disa simbolika dhe nuk mund ta shtysh që të jetë diku tjetër. Protesta ka karakter festiv në lidhje me ardhjen e liderëve europianë.
Nëse PD e përcaktoi vendin e protestës, s’ka pse vendi i organizimit të Samitit të afrohet. Qeveria i ka të gjitha mundësitë. Ka vende, Shqipëria nuk ka vetëm Pallatin e Kongreseve. Pse Samitet vetëm në Pallatin e Kongreseve bëhen? Ka dhe Pallatin e Brigadave. Ai që ka përgjegjësinë duhet të bëjë dhe lëshimet, dhe organizimet.
Nuk mund të pengohet opozita. Pse ne duhet ta marrim përsipër sigurinë e samitit. Qeveria po përpiqet të bëjë pis këtë aktivitet të opozitës.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post