Nisma Thurrje kanë protestuar ditën e sotme ku dhe kanë kërkuar heqjen e emrave të rrugëve Avni Rustemit dhe Siri Kodrës nga rrugët dhe shkollat e kryqytetit, duke u zvëndësuar kështu me emra të tjerë.
Sipas tyre ka ardhur koha për t’ u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh.
Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe heqjen e busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.
“Kemi pasur zevëndësime të cilat për ne janë të papranueshme. Nuk duhet të mendojmë që shembull për rininë do të jenë njerëz si Siri Kodra, Avni Rustemi apo të tjerë, duhet të hiqen në mënyrë imediate, direkte dhe të zevendësohen me emra të tjerë.
Flasim për emra që i kanë thyer kufijtë shqiptarë dhe në të gjithë botën janë të njohur për bëmat e tyre. Flasim për njerëz që nuk kanë kursyer as jetën, për njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Kemi propozuar që ky shesh të mbajë emrin e Fan Nolit, një krenarie kombëtare”- tha njëri prej protestuesve”, thanë ata.
Diskutime rreth kësaj post