Julian Deda, aktor i njohur i humorit në vend dhe anëtar i Partisë Demokratike, ka vendosur që të garojë në primaret që zhvillon kjo forcë politike, për të nxjerrë kandidatin e preferuar nga anëtarësia për Bashkinë e Tiranës. Zgjedhjet, do të zhvillohen më 14 maj 2023.
Përmes një shkrimi të gjatë, Juli flet për punën e tij, dy dekada në televizion dhe në shtëpitë e shqiptarëve, duke ju dhuruar të qeshura çdo javë. Ai u përgjigjet dhe atyre që përpiqen ta kompleksojnë me pyetjen e rëndomtë: Ç’ne një komedian apo humorist në primaret e Tiranës?
“Asnjeri nga keto terma nuk me komplekson, perkundrazi me ben te ndjehem krenar, se imagjinoni sikur te me quanin “hajdut”, “i korruptuar” apo “mashtrues”. Keshtu me spaletat e punes time 20 vjecare nuk mund te ndjej vecse krenari”, shkruan Julian Deda.
Shënimi i plotë i tij:
“Ç’ne nje aktor humori…?
Kjo eshte pyetja qe me kane bere me shpesh, pasi vendosa te garoj ne primare te PD per bashkine e Tiranes. Disa me termin “aktor humori”, disa thone “komedian” dhe disa te tjere “humorist”, secili sipas menyres se vet.
Asnjeri nga keto terma nuk me komplekson, perkundrazi me ben te ndjehem krenar, se imagjinoni sikur te me quanin “hajdut”, “i korruptuar” apo “mashtrues”. Keshtu me spaletat e punes time 20 vjecare nuk mund te ndjej vecse krenari.
Po pse jo?!
Une kam gati 20 vjet karriere ne profesionin tim. Jam munduar te jap me te miren time. Sigurisht eshte shume e veshtire te besh dicka qe ti pelqeje te gjitheve, diku ka verejtje, diku komplimenta apo fjale te mira, por nese do ti vendosnim nje emerues te perbashket te punes ime, ai do ishte PASIONI per ti sherbyer publikut!
Sherbim te cilin e kam bere pa hile, pa intriga e pa i futur shkopinj neper rrota askujt. Une kam respektuar dhe vleresuar çdo dite pune, çdo skeç, çdo batute, çdo partner ne skene, çdo bashkepunetor jashte skene dhe sidomos çdo spektator.
Nuk ka qene e lehte edhe pse ka qene nje udhetim i jashtezakonshem! Te besh humor duhet te jesh shume serioz ne ate qe ben. Serioziteti eshte pjesa me e rendesishme e punes sone, te cilin duhet ta shoqerosh me pasion dhe profesionalizem. Ne te kundert aktiviteti skenik nuk zgjat as 6 muaj dhe jo me gati 20 vjet, jave per jave, ne prime time, ne tre televizonet me te mira ne Shqiperi.
Kam punuar çdo jave, me mish e me shpirt per t’ju argetuar, per t’ju dhuruar nje te qeshur apo per merituar cdo duartrokitje, dhe nuk eshte kollaj, duke patur parasysh nivelin e larte te stresit qe perjetojme çdo dite. Ne te njejten forme kam deshire te luftoj, qe gjithe ato duartrokitje te kthehen ne mbeshtetje, per kete hap te ri ne jeten time.
Nje aktor humori, eshte i sinqerte dhe i ndjeshem, me te njejten ndjeshmeri dhe sinqeritet dua te jem afer jush, per çdo shqetesim apo veshtiresi qe te keni.
Nje humorist eshte i drejtperdrejte, me te njejten menyre dua te jem para jush ne çdo situate.
Nje komedian eshte nje sherbetor fantastik i publikut te tij, ashtu kam deshire te jem ndaj jush, te sherbej ne plot kuptimin e kesaj fjale.
Nje komik di te degjoje mire, ashtu kam deshire t’ju degjoj per çdo sygjerim qe keni.
Nje aktor humori eshte shume familjar me publikun, ashtu dua te jem me ju, pjestar i familjeve tuaja, siç kam qene deri me sot.
Nje komedian nuk e duron dot padrejtesine, vjedhjen, shpifjen, shpopullimin, stresin, mashtrimin, shtirjen, shtetarin e korruptuar, fyerjet ndaj simboleve kombetare, ndasite, tradhetite, mjerimin dhe sidomos talljen me popullin e tij, perkundrazi i perçmon dhe i denon. Prandaj shpesh keto fenomene i godasim me materialet tona, sepse humori, kur nuk eshte i shitur, eshte i drejte dhe godet!
Nje aktor humori nuk eshte engjell mbi toke, nuk eshte qenie perfekte, por eshte nje njeri i dashuruar me njerezit dhe me vendin e tij, per te cilet ai ve ne dispozicion gjithe talentin, pasionin, punen, karakterin, fytyren, pra gjithe qenien e tij ne sherbim te publikut.
Une nuk e kam ndare aktivitetin tim si aktor nga angazhimi ne jeten publike, edhe pse kjo shpesh me ka sjelle kosto te caktuara. Sepse shoqeria jone jo rralle here preferon sehirxhinjte dhe jo ata qe mbrojne kauza. Sepse propaganda e do aktorin si fasade, ndersa une besoj se artisti merr vleren maksimale kur bashkohet me njerezit. Per mua njerezit jane me te rendesishem se pushteti, une besoj se pushteti nuk mund te jete me i forte se njerezit, e sot une nuk kerkoj pushtet. Une sot kerkoj nje mundesi per te qene zeri dhe imazhi juaj ne zyren qe i ka shkeputur kontaktet me qytetin.
Pra, “pse jo nje aktor humori?”, eshte edhe pyetja dhe pergjigja ne te njejten kohe.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post